Kombëtarja e Kosovës ka luajtur baras me rezultat 1-1 në shtëpi ndaj Zvicrës në ndeshjen e fundit të ciklit kualifikues për Kupën e Botës 2026.
Pas përfundimit të ndeshjes u deklarua sulmuesi Fisnik Asllani, i cili tha se mezi e pret marsin dhe se do të bëjnë maksimumin për të arritur kualifikimin në Botëror.
“Jam shumë i lumtur. I tërë ekipi ka bërë punë shumë të mirë. Jemi shumë krenarë, kemi arritur një sukses të rëndësishëm. Do të kthehem te klubi, do të jap maksimumin”.
“Dua të shënoj më shumë, të asistojë dhe do të shohim për transferim kur të vije koha. Në kualifikime jemi paraqitur shumë mirë”.
“Mezi e presim marsin dhe të sigurojmë Botërorin”, ka thënë Asllani për mediat.
Kujtojmë se Asllani kontribuoi me dy gola në këtë cikël kualifikues të Kosovës për kualifikim në Kupën e Botës 2026.