Mezani befasoi të gjithë me deklaratën e tij pas derbit

Trajneri i Gjilanit, Gentian Mezani ka deklaruar se ësht i kënaqur edhe me barazim ndaj rivalit të përbetuar Dritës.

Mezani pas ndeshjes për mikrofonin e “Art Sport” e pranoi se skuadra e tij në pjesën e parë nuk ishte e mirë, ndërsa në të dytën e kërkoi më shumë golin.

“Jam i kënqaur me ndeshjen. E nisëm pjesën e parë jo mirë, pastaj e morëm iniciativën sidomos në pjesën e dytë ku edhe e kërkuam golin por nuk e gjetëm, Ishte ndeshje e fortë dhe ne e dinim se Gjithmonë në derbi ndeshjet janë të forta dhe ka duele, pasi luftohet për të fituar. Ne ishim përgatitur edhe për duele të forta. Kemi lojtarë që ja dinë eksperiencën dhe dinë si t’ju qasen këtyre ndeshjeve”, ka deklaruar Mezani, transmeton Insporti.com.

Derbi ndërmjet Dritës dhe Gjilanit përfundoi baras pa gola.

Drita me këtë barazim renditet në pozitën e dytë me dhjetë pikë, me një ndeshje më pak të zhvilluar.

Gjilani mbetet në pozitën e tretë me nëntë pikë të grumbulluara.

Në xhiron e ardhshme që do të zhvillohet në mesjavë, Drita do të udhëtojë në Thernadë për të zhvilluar derbin me liderin e Superligës Ballkanin, ndërsa Gjilani në shtëpi e pret Trepçën ’89.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *