Shtretërit e shtrirë plotësisht janë diçka që shumica prej nesh mund ta ëndërrojmë në fluturime të gjata.
Por një pasagjere këtë gjë e ka bërë “realitet”, edhe pse ka marrë shumë komente negative nga përdoruesit e rrjeteve sociale.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për një video të ngarkuar në Instagram, e cila tregon një grua të shtrirë nëpër një rresht bosh vendesh, ndërsa dukej se përpiqet të bëjë një sy gjumë në udhëtimin e saj.
Ajo është filmuar nga një udhëtar i ulur aty afër, derisa një burrë tjetër mund të dëgjohet duke qeshur.
Dhe gjithsesi nuk kanë munguar as komentet.
“Blerja e një bilete nuk ju jep të drejtë të bëni gjithçka që dëshironi në një aeroplan”, ka qenë një nga komentet e shumta.