Messi, Suarez dhe Neymar përsëri në Barcelonë

Treshja historike, Lionel Messi, Luis Suarez dhe Neymar Junior janë bashkuar përsëri në Barcelonë.

Siç raporton “Mundo Deportivo”, treshja janë duke qëndruar në Barcelonë për fundjavë.

Ata janë duke qëndruar në shtëpinë e Messit në Castelldefels dhe mbrëmë kanë darkuar bashkë.

Treshja tashmë nuk luan më në Barcelonë. Messi dhe neymar janë në PSG, kurse Suarez në Atletico Madrid.

Në të kaluarën, treshja ishin në Barcelonë dhe së bashku ishin një nga treshet më të mira në histori të futbollit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *