“Messi rikthen vitet e arta” – Nga driblimet deri tek përfundimi, goli i dytë ndaj Bilbaos ishte thjeshtë magjik

Lionel Messi ka dhuruar magji në finalen e Copa del Rey, duke ndihmuar Barcelonën të fitojë trofeun e parë të sezonit, pas fitores në finale ndaj Athletico Bilbaos.

Barcelona triumfoi me rezultat të thellë 4-0 ndaj Bilbaos në finalen e Copa del Rey të luajtur në Sevilla.

Golat në këtë ndeshje u shënuan të gjitha në pjesë të dytë, nga Antoine Griezmann, Frenkie de Jong dhe Lionel Messi dy herë.

Megjithatë, goli i dytë personal i Messit apo i katërti i Barcelonës po bënë bujë të madhe në rrjetet sociale dhe gjithandej.

Në moshën 33-vjeçare, argjentinasi ka rikthyer ‘vitet e tij të arta’ me një super-aksion së bashku me holandezin De Jong.

Messi mori topin në gjysmën e fushës së skuadrës së tij, i dribloi disa lojtarë në vijën anësore, bëri disa pasime telepatike me De Jongun, para se të shënonte me qetësi në portën e Bilbaos.

Ky gol i argjentinasi po vlerësohet lartë nga të gjithë, ndërsa Messi po shihet se ka rifituar formën e tij të mëparshme dhe është gati ta ndihmoj klubin edhe drejt triumfit në La Liga.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *