Ylli i Barcelonës, Lionel Messi është pyetur se nëse është duke ‘luftuar’ për trofeun ‘Pichichi’ që e fiton golashënuesi numër një në La Liga.
Argjentinasi ka arritur ta fitojë këtë trofe plotë shtatë herë, ndërsa gjithmonë shihet si favorit, përcjellë lajmi.
Mirëpo, Messi ka thënë se preferon trofeun e La Liga-s para këtij çmimi.
“Tetë Pichichi? Preferoj të fitojë La Liga-n përsëri. Me shumë dua ta fitojë La Liga-n përsëri se një tjetër çmimi Pichichi, do luftojmë për të”.
“La Liga? Jemi duke u përforcuar hap pas hapi. Fillimi ishte i vështirë, disa pikë që i humbëm nuk i merituam. Mund të fitonim shumicën e atyre ndeshjeve”, tha fillimisht ai.
Tutje, i pyetur për dedikimin që bëri për legjendën argjentinase, Diego Armando Maradona, Messi e cilëson si ditë tejet të veçantë.
“Ishte ditë shumë e veçantë, isha në gjendje të dedikojë aq sa isha i përgatitur. Do jetë kujtesë e mirë dhe ishte ditë shumë e veçantë”, përfundoi ai.
Barcelona në ndeshjen e radhës është mysafirë i Real Valladolidit.