Brendi i këtij klubi është rritur jashtëzakonisht shumë pas transferimit të Messi në Ligue 1
Emri i brendit Paris Saint-Germain tashmë ka marrë një famë tepër të madhe pas shkuarjes se Lionel Messit në klubin e Ligue 1, një lëvizje që u bë pa ndonjë pagesë, për shkak se argjentinasit i kishte skaduar kontrata me Barcelonën në verë.
Fanellat me emrin e Messit në shpinë janë shitur brenda minutave pasi që argjentinasi nënshkroi kontratën me PSG, derisa stadiumi Stade Reims u mbush me tifozë, të cilët kishin shkuar për të parë aty debutimin e yllit të Barcelonës me një skuadër franceze.
Në anën tjetër, Dior zyrtarisht ka lajmëruar që PSG do të bëhet klubi i parë i futbollit për të cilin ata do të punojnë, me klubin francez që ka siguruar edhe një partneritet të ri me crypto.com, të cilët tashmë janë duke bashkëpunuar edhe me Serie A dhe Formula 1.
Sipas L’Equipe, marrëveshje tri vjeçare për sponsorizim me Crypto.com do t’i sjellë PSG afërsisht të ardhura nga 25-30 milionë euro.
Gjatë zyrtarizimit të Messit në gusht në PSG, në pagesën e Messit përfshiheshin edhe pagesa me kriptovaluta token, çmimi i së cilës u rrit në qiell pas arritjes se argjentinasit në klub.