Përkundër faktit që Mauricio Pochettino akoma nuk e ka bërë as paraqitjen e tij të parë si trajner me klubin, prapë se prapë ka pranuar pyetje për një transferim të mundshëm të Lionel Messit.
Kontrata e argjentinasit do të mbarojë në fund të kësaj vere dhe ai mund të negociojë me klube në këtë afat kalimtar.
“Babadimëri bëri punë të madhe që më sjelli këtu në PSG”, kështu është përgjigjur pyetjeve për transferimin e Messit, transmeton lajmi.net.
Pochettino gjithashtu ka falenderuar presidentin Al-Kfelaifi dhe drejtorin sportiv të klubit Leonard për besimin që ia kanë dhënë atij. “Do të flasim për thashethemet më vonë”, shtoi ai.
Pochettino do të bëjë paraqitjen e tij të parë si trajner i PSG-së të Mërkurën, kur ata të përballen me Saint-Etienne.
Pochettino në ndeshjet e ardhshme do të jetë pa Neymar, Mauro Icardi, Layvin Kurzaëa, Danilo, Presnel Kimpembe, Leandro Paredes, Alessandro Florenzi, Juan Bernat dhe Rafinha pasi që disa janë të lënduar ndërsa, Rafinha, i infektuar me Covid-19.