Messi në dyshim për finalen e Superkupës së Spanjës

Futbollisti kryesor i Barcelonës, Lionel Messi, është në dyshim për ndeshjen finale në Superkupën e Spanjës.

Gjashtë herë fituesi i ‘Topit të Artë’ thuhej se do jetë gati për finalen e Superkupës, por kjo tani është e dyshimtë.

‘AS’ shkruan se ende nuk dihet nëse argjentinasi do stërvit me skuadrën të premten dhe të shtunën, para finales që zhvillohet të dielën.

Messi kishte pësuar një lëndim të shtunën që lam pas, në ndeshjen ndaj Granadas. Fillimisht ky lëndim dukej i lehtë, por 33 vjeçari i mungoi Barcelonës në gjysmëfinalen ndaj Real Sociedadit, ndeshje e cila u zhvillua të mërkurën.

Ndryshe, finalja e Superkupës së Spanjës zhvillohet të dielën nga ora 21:00, teksa Barcelona do takohet me Athletic Bilbaon.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *