Messi me “sinjal” për rinovim të kontratës me PSG-në: Ndihem më rehat me klubin

Lionel Messi ka dhënë së fundmi një intervistë për faqen zyrtare të klubit. Intervista e tij po shihet si sinjal që ai do të qëndrojë te Paris Saint-Germaini.

Argjentinasi ka kontratë të vlefshme me kampionët e Francës deri në fund të këtij sezoni.

“Ndihem më rehat me klubin, me qytetin, me gjithçka që përfaqëson Parisi”, tha ish-sulmuesi i Barcelonës.

Rinovimi eventual i kontratës ose largimi i Messit nga kryeqyteti francez pa dyshim se do të jetë një nga çështjet më interesante që do të përcaktojë sezonin e ardhshëm të PSG-së.

35-vjeçari ka shënuar 18 gola dhe ka regjistruar 16 asistime që nga fillimi i sezonit, një rikthim i jashtëzakonshëm në formë krahasuar me 11 gola dhe 15 asistime sezonin e kaluar.

“Është e vërtetë që ndihem shumë mirë. Vitin e parë më duhej pak kohë për t’u përshtatur me Parisin për arsye të ndryshme, por e nisa këtë sezon vërtet ndryshe, me shumë entuziazëm, dëshirë dhe më shumë qetësi”, deklaroi shtatë herë fituesi i “Topit të Artë”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *