Messi me shokë dalin kundër Barcelonës!

Klubi i Barcelonës ka kërkuar një tjetër reduktim të pagave të futbollistëve për shkak të pandemisë së COVID-19, por këtë herë nuk ka marrë aprovimin e futbollistëve.

Messi me shokë pranuan të hiqnin dorë nga 70% e rrogës së muajit mars, duke humbur 17% të pagës së tyre.

Kjo bëri të mundur që Barcelona të kursente 40 milionë euro.

Klubi nuk ka amortizuar ende dëmin nga COVID-19 e në këtë formë ka menduar t’iu propozojë lojtarëve edhe një tjetër reduktim.

Por, këtë herë protagonistët kryesorë të katalanasve nuk janë dakord për të hequr sërish nga pjesa e tyre e në këtë formë drejtuesit e blaugranëve duhet të gjejnë një tjetër mënyrë për të rregulluar financat.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *