Messi me fjalë të mëdha për sezonin e ardhshëm, thotë se nuk ishte e lehtë ndryshimi i ambientit

Lionel Messi ka komentuar edicionin e tij të parë në skuadrën e Paris Saint-Germianit.

Ylli argjentinas i futbollit iu bashkua klubit francez verën e vitit të kaluar nga Barcelona me parametra zero pasi kontrata e tij me Barcelonën kishte skaduar.

Messi në një intervistë u shpreh optimist se sezonin e ardhshëm do të jetë shumë i mirë se edicioni që tanimë e kemi lënë pas.

Sezoni i parë ishte i “zbehtë” për të dhe sipas Messit kishte një arsye.

“Sezoni i ardhshëm do të jetë shumë më i mirë për mua me Paris Saint-Germain, jam i sigurt. Nuk ishte e lehtë pas asaj vere të çmendur”, tha Lionel Messi për TyCSports.

“Ishte vërtet e vështirë të kuptoja se çfarë ndodhi, nuk prisja të largohesha nga Barcelona, ishte një tronditje”.

34-vjeçari në edicionin e parë me PSG-në regjistroi gjashtë gola dhe 14 asistime në 26 paraqitje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *