Leo Messi me shumë mundësi do të largohet nga ekipi i Barcelonës. Argjentinasi beson se nuk do të arrijë shumë suksese me katalanasit.
Ai dëshironte largimin dhe në merkaton e verës, por nuk u lejua nga ish-presidenti Josep Maria Bartomeu. PSG dhe Manchester City vazhdojnë të duelojnë për lojtarin argjentinas.
Interi është rikthyer sërish në garë dhe beson se mund të bindë 33-vjeçarin. Messi ka 3 skuadra pas vetes, ndërsa i sigurt duket fakti se do të largohet.
Leo shpreson të kalojë te një ekip që t’i japë mundësinë të garojë për Champions League. Argjentinasi është i tunduar nga PSG, pasi ka lojtarë të mëdhenj.