Lionel Messi është duke mbajtur një konferencë për media në ambientet e stadiumit “Camp Nou”.
Ylli argjentinas ka zbuluar edhe të ardhmen e tij, duke deklaruar se PSG-ja është opsion për klub të ardhshëm, shkruan Demokracia.com.
Messi ka potencuar se palët janë në bisedime, ndonëse nuk ka asgjë konkrete.
“Paris Saint-Germain është një mundësi, po. Për momentin asgjë nuk është konfirmuar, kam marrë shumë telefonata pas deklaratës së Barcelonës. Ne po flasim për të”, deklaroi gjashtë herë fituesi i Topit të Artë.