Messi kaloi Ronaldon dhe theu rekord në Ligën e Kampionëve

Ylli i Paris Saint-Germain dhe kombëtares argjentinase, Lionel Messi u bë lojtari i parë që shënon gola kundër 39 klubeve në Ligën e Kampionëve.

Të mërkurën në mbrëmje në Haifa, PSG ka mposhtur Maccabin me rezultat 1:3 në ndeshjen e xhiros së dytë të Ligës së Kampionëve dhe Messi shënoi në minutën e 37-të.

Futbollisti argjentinas ka kaluar me këtë gol rivalin e tij të madh Cristiano Ronaldo. Maccabi ishte klubi i 39-të i ndryshëm i Messit kundër të cilit argjentinasi shënoi në Ligën e Kampionëve.

Këtë rekord ai deri mbrëmë e ndante me futbollistin e Manchester United, Cristiano Ronaldo, i cili ishte golashënues ndaj 38 skuadrave të ndryshme në kompeticionin më të mirë evropian për klube.

Ronaldo është golashënuesi më i mirë në historinë e Ligës së Kampionëve me 140 gola, ndërsa Messi është i dyti me 126.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *