Luis Garcia, portieri i Getafes, që pësoi golin e jashtëzakonshëm të Lionel Messit në 2007, ka zbuluar krenarinë e tij që ka pasur mundësinë të luajë kundër yllit të Barcelonës.
Në një ndeshje në “Camp Nou”, Messi që ishte akoma i ri mori topin brenda gjysmës së fushës së tij, dribloi një numër mbrojtësish të Getafes dhe më pas kaloi Garcian përpara se të gjente rrjetën.
Goli, një nga 644 të Messit për Barcelonën, shpesh krahasohet me golin e paharrueshëm të Diego Maradonas, solo-aksioni kundër Anglisë, në Kupën e Botës 1986.
Si pjesë e një fushate nga kompania e njohur e birrës, Budweiser, Garcia mori një birrë në emër të kompanisë amerikane, si shumë portierë të tjerë që i kanë pranuar golat nga Messi.
“Është e pamundur të jesh i lumtur kur pranon gol, por ai gol njihet si më i bukuri mirë në historinë e futbollit”.
“Koha ikën dhe unë jam krenar që kam luajtur kundër tij”, shkroi Garcia në Facebook.
Messi's goal vs Getafe in 2007 has been voted FC Barcelona's best ever goal, and it's hard to disagree. Pace, power, control, composure; an early taste of what was to come.
During the 2006/07 season, Lionel Messi scored 17 in 36 appearances.
He was 19.pic.twitter.com/YssegByRRp
— The Tactical Times (@Tactical_Times) March 29, 2019