Messi gati t’i rikthehet fushës: Jam I bindur se do të jetë e çuditshme

Futbolli në kohe pandemie nuk do të jetë më i njëjtë. Më shumë se të gjithë këtë e di një prej “mjeshtreve” të fushave të blerta si Lionel Messi.

Në një intervistë të gjatë për të përditshmen katalunjase “Sport”, sulmuesi i Barcelonës I cilëson si një sfidë më vete ndeshjet pa tifozë.

“Të luash me dyer të mbyllura do të thotë një sfidë për të gjithë futbollistët. Si skuadër përgatitesh në të njëjtën mënyrë, por individualisht është ndryshe. Unë e kam provuar vetëm një herë dhe mund të them se ishte një eksperiencë unike por aspak e bukur”, ka thënë Messi.

Që pas dritës jeshile të dhënë nga qeveria spanjolle, “Pleshti” vijon përgatitjet me Barcelonën. Pavarësisht mungesës së tifozëve dhe protokolleve që duhet të respektohen si kurrë më parë, asgjë nuk e pengon dëshirën e Lionel Messi për t’u kthyer në fushën e lojës.

“Jam I bindur se do të jetë e çuditshme, por mezi pres të kthehem dhe të luaj futboll”, është shprehur argjentinasi në intervistën e tij.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *