Sulmuesi shqiptar, Rei Manaj ka shënuar 9 gola në 16 ndeshje, një mesatare mbresëlënëse që megjithatë, nuk është e mjaftueshme që ai të ketë shanse me ekipin e parë.
Ronald Koeman nuk i ka besuar atij pavarësisht rekordeve të tij tek Barça B, prandaj nuk është e zakonshme ta shohësh atë në stërvitje ose në grumbullimet e ekipit të parë edhe pse ndonjëherë ka ndodhur.
Përveç kësaj, si një kuriozitet, portali iberik “OK Diario” tregon se diçka duhet të ketë shqiptari në mënyrë që Mesi disa muaj më parë të thoshte në Argjentinë se ai ishte në mesin e tre talenteve më të mira të “La Masia”-s:
“Më pëlqen Rei Manaj, ai ka një teknikë të përsosur për një 9-sh të vërtetë”. Padyshim, fakti i të qenit 24 vjeç nuk e ndihmon atë, sepse nëse debuton me ekipin e parë, ai automatikisht do të kishte një rekord të njëjtë me lojtarët e tjerë.