Messi është sportisti më me ndikim në botë, Cristiano i 27-ti!

Lionel Messi është sportisti më me ndikim në botë. Kjo u përcaktua nga Sports Pro, një kompani mediatike që publikon çdo vit një listë të sportistëve më të shitur bazuar në tre kritere: fuqia e markës, tregu total i adresueshëm dhe ekonomia.

Argjentinasi merr një rezultat prej 94.81 nga 100. Në pozitën e dytë është LeBron James, dhe në top 5 është një tjetër yll i NBA – Giannis Antetokounmpo. Top 10 përfshin dy pilotë të Formula 1 – Lewis Hamilton dhe Max Verstappen – dhe Kylian Mbappe është i vetmi futbollist tjetër në top 10.

Novak Djokovic është tenisti i parë në renditje. Serbi është në vendin e 11-të, ndërsa në top 20 janë edhe Steph Curry, Robert Lewandowski dhe Alphonso Davis.

Në vendin e 27’të ndodhet Cristiano Ronaldo…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *