Cristiano Ronaldo dhe Lionel Messi janë hapur të dy në lidhje me mbrojtësit më të vështirë me të cilët janë përballur në karrierën e tyre.
Si super ylli i Juventusit ashtu edhe kapiteni i Barcelonës kanë grumbulluar një sasi të pabesueshme të trofeve, gjatë rrugës për të marrë epitetin edhe si dy nga futbollistët më të mirë të gjitha kohërave.
Por, Ronaldo dhe Messi kanë pasur pjesën e tyre të betejave me disa nga mbrojtësit më të fortë, dhe disa prej tyre kanë rezultuar shumë më të vështirë se të tjerët.
Lionel Messi ka folur për “DAZN” ku nuk e ka përmendur Sergio Ramos ose Diego Godin si mbrojtësit më të vështirë që ai është përballur.
“Pablo Maffeo, mbrojtësi i Gironas, ka qenë ndër më të vështirët që kam luajtur kundër. Aftësitë e tij të pozicionimit, dhe shpejtësia ishin ndër problemet që më dha ai. Ishte e vështirë”, tha Messi.
Në anën tjetër, rivali i tij si një ndër më të mirët e të gjitha kohërave, Cristiano Ronaldo, ka luajtur në Premier Ligë, La Liga, Serie A dhe në Premier Ligën portugeze, dhe e ka emëruar ish legjendën e Chelseas dhe Arsenal Ashley Cole, si mbrojtësin më të vështirë që Ronaldo është përballur kundër.
“Ndër vite kam pasur shumë përballje me Ashley Cole. Ai nuk të lë një minutë për t’u mbushur frymë. Cole ishte një lojtar kaq këmbëngulës kur ishte në kulmin e tij të karrierës, i shpejtë, i ashpër në ndërhyrje. E dinit se nuk do të ishte kurrë një lojë e lehtë”, tha Ronaldo për “DAZN”.