Pas Cristiano Ronaldo-s dhe statujës së famshme në Madeira që është kthyer në objekt talljesh, edhe Leo Messi mund të “krenohet” për një riprodhim të tijin që nuk ka dalë shumë mirë.
Në muzeun e dyllit në Barcelonë, për të tërhequr të rinjtë, është inauguruar një sallë e re që i është dedikuar shekullit të XXI.
Dhe mes personazheve nuk mund të mungonte lojtari më i fortë i historisë së Barçës.
Megjithatë, pamja e argjentinasit nuk ka bindur dhe është vënë në shënjestër nga tifozët që kanë theksuar sesi fytyra e Messi-t prej dylli duket më shumë Pjanic, Ramsey ose Oblak.
The new Lionel Messi statue at the Barcelona Wax Museum. pic.twitter.com/KETyuJbkRN
— Barça Universal (@BarcaUniversal) December 3, 2020