Messi e konfirmon: Botërori i këtij viti do të jetë i fundit për mua

Lionel Messi ka konfirmuar se Botërori i këtij viti do të jetë i fundit për të.

Ylli argjentinas ka dhënë së fundmi një intervistë për gazetarin, Sebastian Vignolo, ku mes tjerash foli edhe për Kampionatin Botëror Katar “2022”, i cili do të jetë i fundit në karrierë për të.

“Ky do të jetë Botërori im i fundit. Vendimi është marrë”, tha Messi.

“Po numëroj ditët deri në Botëror. E vërteta është se ka pak ankth, duke thënë: ‘Epo, ne jemi këtu, çfarë do të ndodhë? Është e fundit, si do të shkojë?’. Nga njëra anë, mezi pres që të fillojë”, shtoi shtatë herë fituesi i “Topit të Artë”.

“Jemi në një moment shumë të mirë, me një grup shumë të fortë, por gjithçka mund të ndodhë në një Botëror. Të gjitha ndeshjet janë të vështira, kjo është ajo që e bën një Botër kaq të veçantë, sepse favoritët nuk janë gjithmonë ata që përfundojnë duke fituar”, vazhdoi sulmuesi i Paris Saint-Germanit.

“Nuk e di nëse mund të konsiderohemi si pretendentët kryesorë. Por, Argjentina është historikisht pretendente për të fituar, por tani nuk jemi ne favoritët, ka skuadra që kanë shanse më të mira”, deklaroi 35-vjeçari.

Kujtojmë se Kampionati Botërori “Katar 2022” do të zhvillohet nga 20 nëntori deri më 18 dhjetor.

Argjentina është shortuar në Grupin C, bashkë me Poloninë, Meksikën dhe Arabinë Saudite.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *