Messi: E kemi thënë atë që duhej të thuhej

Pas fitores ndaj Deportivo Alavesit, Lionel Messi ka folur për situatën e fundit dhe tensionet brenda skuadrës së Barcelonës.

“Gjëja kryesore që bëmë ishte që ta analizonim veten dhe të ishim vetëkritikë. Kuptuam shumë gjëra. Nuk kemi pasur një sezon të mirë”.

“Sot (ndaj Alavesit) bëmë një hap përpara në qëndrim dhe përkushtim- dy gjëra që duhet t’i kemi gjithmonë. Së paku duhet të arrijmë nivelin e rivalëve tanë, kushdo që mund të jenë – në qasje ose të tregojmë më shumë se ata”.

“Është një moment kyç për ne, por nuk ka nevojë që unë të sqaroj se çfarë bëmë këtu. Duhet të jemi më të qëndrueshëm, ashtu siç ka thënë trajneri”.

“Kemi nevojë për paqe që shpresoj ta arrijmë gjatë pushim të shkurtër ndërmjet garave dhe siç kam thënë ditë më para, do të na japë shansin t’i pastrojmë mendjet paksa”.

“E kemi thënë atë që është dashur të thuhet, kemi qenë vetëkritikë. Nuk ka më shumë se çfarë të thuhet, tash duhet ta tregojmë këtë në fushë”, citon AS fjalët e Messit. /Telegrafi/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *