“Messi do të sfidonte veten duke u transferuar te PSG”

Derisa spekulimet rriten për një kalim te Paris Saint-Germain për Lionel Messin, Omar da Fonseca thotë se ylli i Barcelonës do t’i vendoste vetes sfidën për të nisur diçka të re në Francë.

Ai atje do të gjente Neymarin, njërin prej shokëve më të mirë që ka pasur në fushën e futbollist dhe jashtë saj, diçka që do ta ndihmonte të ambientohej menjëherë me ndryshimin drastik në karrierë.

Leo deshi të largohet edhe verën që lamë pas, por ish presidenti, Josep Bartomeu, e ndali atë të paktën edhe për një vit, pasi kontrata do t’i skadojë në qershor dhe tani fjalën e fundit do ta ketë vet 33-vjeçari.

I pyetur nëse është e mundshme që Messi t’i bashkohet PSG-së, ai tha: “Po. Nëse shikojmë shtypin spanjoll, ata thonë se e gjithë familja e tij ka nisur të mësojë frëngjishten”.

“Se a do të shkojë, do ta vendosë vetë ai për atë sfidë. Imagjinoni të thoni se me PSG-në ai fitoi Ligën e Kampionëve”.

“Sikur dikush të më thoshte si fëmijë se do të luante në Paris, veshët e mi do të kishin qarë!”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *