Lionel Messi ka rezultuar negativ në testimin për COVID-19, kështu që ai sot do të rikthehet në stërvitje te Barcelona për herë të parë që prej se e kërkoi largimin.
Sulmuesi argjentinas është testuar për COVID-19 të dielën, pasi të njejtën gjë nuk e bëri të shtunën.
Barcelona e dërgoi një ekip mjekësor në shtëpinë e Messit, dhe rezultati i testimit për COVID-19, sipas mediave në Spanjë, doli negativ.
Ndryshe, Messi ka pasur mosmarrëveshje me klubin katalunas ditëve të fundit, pasi ai kërkoi largimin nga “Camp Nou”.
Megjithatë, Barcelona bllokoi largimin e tij duke kërkuar 700 milionë euro nga klubet e interesuara. Në fund të fundit, Messi vendosi të mbetet te Barcelona.