Leo Messi do t’i shkurtojë pushimet dhe angazhimin e tij me kombëtaren, tashmë duke menduar për Inter Miami.
Sipas shtypit argjentinas, sulmuesi 35-vjeçar do të startojë kundër Australisë të enjten në Pekin të Kinës, por nuk do të udhëtojë drejt Xhakartës, ku kampionët e botës përballen me skuadrën vendase. Takimi është caktuar për të hënën e ardhshme.
Pritshmëria është që Messi t’i bashkohet punës së Inter Miamit në ditët e para të korrikut, me shtypin argjentinas duke vënë në dukje si datë të mundshme debutimi ditën e 21 korrikut, kur klubi amerikano-verior përballet me meksikanët e Cruz Azul tek Kupa e Ligës.