UEFA ka caktuar tashmë gjyqtarët që do të ndajnë drejtësinë në takimin e Kombëtares së Kosovës me Suedinë.
UEFA për këtë takim ka deleguar tashmë gjyqtarët e ndeshjes nga Hungaria.
Gjyqtari kryesor është Tamas Bognar, ndërsa asistentët e tij janë Balazs Buzas dhe Peter Kobor.
Gjyqtar i katërt i këtij takimi do të jetë Ferenc Karako.
Kosova pret Suedinë në kuadër të kualifikimeve për Kupën e Botës “Katar 2022”.
Dardanët e nisin ciklin kualifikues për Kupën e Botës “Katar 2022” këtë të diel në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.