Një vendim i çuditshëm u duk ai i trajnerit të Spanjës, Luis Enrique kur vendosi ta zëvendësoi pas 45 minutave të parë kapitenin e skuadrës Sergio Ramos.
Ky veprim ngjalli pakënaqësi tek tifozët dhe mediat, derisa ka qenë vet Enrique që e ka zbuluar arsyen.
Mbrojtësi i Realit dhe Spanjës, Sergio Ramos, u zëvendësua pas pjesës së parë në ndeshjen kundër Greqisë.
“Kishim një marrëveshje me lojtarin që të zëvendësohet pas 45 minutave për shkak të gjendjes fizike. Arsyeja është gjuri i tij që mund të mos e përballojë presionin e 90 minutëshit. Gjithsesi,. Ai nuk ka asnjë shqetësim dhe është gati për ndeshjet e radhës”, ka thënë Enrique pas ndeshjes me Greqinë.