“Mesha bëhet një herë në ditë”; Gattuso acarohet nga pyetja për presidentin

Napoli barazoi 0-0 kundër Atalantës në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Kupës së Italisë. Ndeshje shumë zhgënjyese për ekipin blu, pavarësisht një formacioni sulmues (3-4-3). “Tridenti” i formuar nga Politano, Lozano dhe Insigne zhgënjyen dhe krijuan pak rreziqe.

Trajneri Gennaro Gattuso e analizoi ndeshjen kështu: “Me Atalantën nuk jemi kurrë favorite. Sonte na vuri në vështirësi, ne ndryshuam, por nuk ia dolëm. Ishim më mirë në fazën mbrojtëse se atë sulmuese. Osimhen hyri në 10 minutat e fundit, më pëlqeu.

Ne kemi shumë lojtarë në vështirësi, Elmas dhe Zielinski janë testuar fizikisht. Forma varet nga mënyra se si do të kthehen ata që janë jashtë dhe si do të jenë të tjerët, gjithashtu. Ne duhet të punojmë për këtë. Mbrojtja me tre na jep diçka më shumë në fazën mbrojtëse, por ne humbasim shumë raste përpara”.

Për polemikat që rrjedhin nga raporti me De Laurentiis, trajneri dukej i acaruar, ndaj specifikoi shkurt: “Mesha bëhet një herë në ditë…. Unë e kam bërë atë, ndaj tani të flasim për futbollin”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *