Mesfushori shqiptar afër t’i bashkohet klubit të madh italian

Agjenti i njohur, Fali Ramadani ishte dje në Firenze për të negociuar rinovimin e kontratës së trajnerit Vincenzo Italiano me klubin e Fiorentinës, megjithatë mediat italiane janë të bindura se në tavolinë u fol edhe për një futbollist.

Bëhet fjalë për fantazistin e kombëtares shqiptare, Nedim Bajrami, i cili përfaqësohet pikërisht nga Ramadani dhe ka zgjuar interesin e disa klubeve të Serisë A.

Drejtuesit e Fiorentinës kanë marrë informacione mbi një transferim të mundshëm të Bajramit, duke qenë se edhe me Empolin kanë marrëdhënie të mira, teksa kartoni i tij vlerësohet rreth 15 milionë euro.

Trajneri Italiano është i bindur që Bajrami mund të bëjë mirë si fantazist, ose mesfushor në skemën 4-3-3, ndaj ka kërkuar t’ia vënë në dispozicion, teksa në ditët e ardhshme pritet të nisin negociatat edhe me Empolin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *