Futbollistët shqiptarë po vazhdojnë të jenë protagonist për skuadrat e tyre nëpër kampionatet më të mira evropiane.
Mesfushori i talentuar nga Kosova, Kastriot Imeri së fundmi e ka shpëtuar skuadrën e tij Servette nga humbja në mesjavë, falë një goli të jashtëzakonshëm.
Servette ishte duke humbur nga Zurichu me rezultat 2-1, derisa Imeri shënoi në fundin e ndeshjes nga gjuajtja e lirë për rezultatin përfundimtar 2-2.
shte një gol i jashtëzakonshëm nga mesfushori ferizajas, i cili rrallë shihet në fushat e futbollit.
Servette ka bërë një krahasim interesant në llogarinë e tyre në Twitter, duke e krahasuar golin e Imerit me atë të legjendës braziliane të Lyonit, Juninho Pernambucano.
“12 vite më vonë… Kastriot Imeri bëje përsëri… Nuk është keq”, ka shkruar Servette në llogarinë e tyre në Twitter.
Klubi zviceran ka bashkuar dy golat, atë të Juninhos me fanellën e Lyonit ndaj Barcelonës dhe atë të Imerit ndaj Zurichut, ku dallimi është shumë i vogël.
Postimi i Servettes është bërë viral në rrjetet sociale, pasi është shpërndarë jashtëzakonisht shumë.
?? ????? ?????… ? ? @kastriotimeri17 make it again ?
Pas mal non ? ? @Juninhope08 @OL pic.twitter.com/WJy0Z79sUl
— Servette FC (@ServetteFC) September 22, 2021