Kalvin Phillips është me valixhe gati. Mesfushori anglez me tipare mbrojtëse, nuk po merr minuta te Manchester City.
Dhe ka vendosur të largohet për të mos humbur pjesëmarrjen në Euro 2024.
Juventusi dhe PSG janë dy ndër klubet më të interesuara për shërbimet e 28-vjeçarit, por Newcastle mbetet në “pole” për të siguruar shërbimet e tij.
Në lidhje me të ardhmen e Phillips, Pep Guardiola theksoi se nuk është njoftuar ende nga drejtuesit e klubit në lidhje me largimin e tij të mundshëm.
“Nuk ka të reja në lidhje me Kevin Phillips, klubi nuk më ka informuar në lidhje me këtë çështje. Kalvin nuk ka mundur të stërvitet me ne gjatë 5 ditëve të fundit, sepse ka qenë i sëmurë. Kishte temperaturë.
Çfarë do të ndodhë, do të ndodhë. Nuk i di dëshirat e lojtarëve dhe nuk do të flas fare në lidhje me merkaton dimërore”, u shpreh tekniku spanjoll.
City rikthehet në fushë të dielën, teksa pret Huddersfield në “Etihad”, për llogari të FA Cup.