Jurgen Klopp tashmë i ka dërguar mesazh Pep Guardiolës, pas shpalljes së Manchester Cityt kampion të Ligës Premier për edicionin 2020/21.
Manchester United u dhuroi rivalëve lokal titullin tre xhiro pa përfunduar edicioni, pasi pësuan humbje ndaj Leicesterit 2-1.
Kjo i mundësoi Cityt që automatikisht të shpalleshin kampion, derisa Klopp e ka uruar Guardiolën.
“Ishte një vit shumë i vështirë për të gjithë botën dhe natyrisht edhe për futbollin”, ka thënë strategu i Liverpoolit.
“Çfarë kanë arritur ata (City) në këtë vit, është fantastike. Është diçka speciale për ta dhe natyrisht që unë i uroj ata për këtë të arritur”.
Liverpooli aktualisht po lufton për një vend në Ligën e Kampionëve, pasi pozicionohet në gjashtin me 57 pikë, shtatë më pak se vendi i katërt Chelsea, mirëpo kanë dy ndeshje më pak të zhvilluara.