Atdhe Nuhiu i ka dhënë fund aventurës së gjatë te klubi anglez, Sheffield Wednesday.
Sulmuesi nga Prishtina do të nis një aventurë të re në Qipro.
Konkretisht, Nuhiu i është bashkuar klubit të madh qipriot, APOEL Nicosias.
31-vjeçari ka nënshkruar kontratë dyvjeçare me APOEL-in duke u larguar nga Sheffieldi pas shtatë vitesh.
Pas largimit nga ishulli, Nuhiu me anë të një postimi në “Instagram”, ka dërguar një mesazh për klubin dhe tifozët e Sheffield Wednesdayt.
“Koha ime në Sheffield Wednesday ka mbruar dhe mund të them se ky klub nuk do të më lë kurrë. I kam shijuar shtatë vitet këtu dhe është një moment emocional të largohem nga këtu”, ka shkruar sulmuesi nga Prishtina.
“Askush nuk e di se sa ky klub nënkupton për mua. Unë largohem si futbollist, por Sheffield Wednesday ka fituar gjithmonë një tifoz më shumë. Faleminderit dhe gjitha të mirat”, shkroi reprezentuesi i Kosovës mes të tjerash. Mos