Kombëtarja e Kosovës do ta zhvillojë sonte ndeshjen e radhës në Ligën e Kombeve.
Pas fitores ndaj Qipros (0:2) dhe humbjes së hidhur nga Greqia (0:1), sonte “Dardanët” synojnë kthimin te fitorja.
Në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, skuadra e Alain Giresse do të jetë nikoqire e Irlandës së Veriut.
Ndeshja në fjalë është e vlefshme për grupin 2 të Ligës C të Kombeve.
“Kosovan Footy” ka publikuar formacionin e mundshëm për ndeshjen e sotme.
Formacioni i mundshëm: Ujkani, L.Kastrati, Rrahmani, M.Kryeziu, Kololli, V.Berisha, Muslija, Dresheviq, Sahiti, Rashica, Zeneli.