Kristian Obodo, ish-mesfushori i Nigerisë që ka luajtur në Serie A dhjetë dekada është kidnapuar në vendlindjen e tij.
36-vjeçari është marrë peng në qytetin e Uarrit nga disa persona të armatosur, të cilët e kanë kërcënuar dhe për lirimin e tij kërkojnë para.
Mediet në Nigeri raportojnë se policia e shtetit ka marrë disa informacione dhe po punon për gjetjen e Obodos.
Por, gjithnjë sipas mediave në shtetin afrikan, kjo nuk ishte hera e parë që Obodo merret peng nga bandat kriminale pasi që edhe në vitin 2012 i kishte ndodhur e njëjta histori.
Kristian Obodo ka luajtur në Serie A nga viti 2001 deri në vitin 2014, dhe mbronte ngjyrat e skuadrave si Lecce, Fiorentina, Udinese e Torino.