Merr fund ëndrra e Kosovës për kualifikim në Kampionatin Botëror

Në një ndeshje dramatike të zhvilluar të shtunën në Pallatin e Rinisë dhe të Sporteve në Prishtinë, Kombëtarja e Kosovës në basketboll ka pësuar disfatë përballë asaj të Sllovakisë me rezultat 77-73.

Kjo ndeshje ishte përcaktuese se cila prej këtyre dy kombëtareve do të vazhdonte tutje në kualifikimet e këtij kompeticioni dhe me këtë humbje Kosova eliminohet.

Kosova ishte skuadër më e mirë në çerekun e parë dhe të dytë duke qenë në epërsi, por pësoi rënie në lojë në 20 minutat e fundit dhe në fund humbi me diferencë prej katër pikësh.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *