Mërgim Vojvoda dhe Etrit Berisha thirren në grumbullimin e parë te Torino

Skuadra e Torinos pritët të grumbullohet gjatë javës për fillimin e përgatitjeve për edicionin e ri të garave në Serie A.

Klubi torinez më anë të një postimi e bëri të ditur këtë gjë, duke shtuar edhe lojtarët që pritën të jenë në grumbullimin e parë.

Në këtë tubim do të jenë edhe Mërgim Vojvoda i cili është reprezentues i Kosovës, e sapo i transferuari Etrit Berisha nën urdhrat e trajnerit Ivan Juriq.

Ndërsa, portierit Samir Ujkani i cili ishte gardiani i tretë edicionin që shkoi tek ky klub, nuk i është vazhduar kontrata, kështu ka mbetur lojtar i ri në kërkim të një klubi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *