Mërgim Berisha vazhdon shkëlqimin me Salzburgun, shënon një gol dhe dhuron dy asistime për 45 minuta

Mërgim Berisha vazhdon të shkëlqejë me fanellën e RB Salzburgun.

Në kuadër të Kupës së Austrisë, Salzburgu është duke fituar me rezultat 3:1 ndaj Rapid Viennës pas pjesës së parë.

Futbollisti nga Kosova, Mërgim Berisha ka pasur “gisht” në tre golat e Salzburgut.

Ai ka realizuar një gol, si dhe ka dhuruar dy asistime.

Ndryshe, Berisha është njëri prej futbollistëve që mund ta pranojnë ftesën e Kosovës në të ardhmen e afërt.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *