Mërgim Berisha është njëri nga futbollistët shqiptarë, që po kalon në një formë të jashtëzakonshme me Salzburgun.
Berisha madje në Ligën e Kampionëve, ka qenë futbollisti kryesor i Salzburgut.
Në një intervistë për Albinfo.at, Berisha ka folur edhe për Përfaqësuesen e Kosovës.
“Për momentin jam duke luajtur për Gjermaninë. Por, jam shumë krenar me shtetin e prindërve të mi. Kosova është shumë e mirë aktualisht, por jam i bindur se do të jenë edhe më të mirë në të ardhmen”, ka thënë sulmuesi kosovar.
Berisha ka disa vjet që luan për të shpresat e Gjermanisë, ndërsa është ende i papërcaktuar se për cilin shtet do të luajë në të ardhmen, Kosovën apo Gjermaninë.