Tjetër gol nga Mërgim Berisha në Bundesligën e Austrisë.
Sulmuesi shqiptar, që është në një formë fantastike, ka shënuar të dielën kundër Wolfsbergerit, sfidë të cilën fatkeqësisht Salzburgu e humbi 2-3.
Berisha shënoi në minutën e 64’ golin e barazimit, por skuadra e tij përveç që nuk arriti të ruajë rezultatin, humbi krejtësisht takimin.
Sido që të jetë, sa i përket statistikave personale, Berisha po shijon një sezon magjik.
Goli i radhë ishte i shtati deri më tani këtë sezon në Bundesligën e Austrisë, derisa në total në të gjitha garat numëron 12 gola dhe 4 asistime në 19 ndeshje.