Mendurim Hoti ka debutuar me Prishtinën, duke shënuar gol që në ndeshjen e parë.
Sulmuesi këmbëshpejt ka thënë se është i lumtur për paraqitjen.
“Jam i lumtur që në ndeshjen e parë zyrtare, edhe atë në Champions, shënova golin tim të parë me Prishtinën, por edhe më shumë jam i lumtur me fitoren e ekipit që bëri ndeshje të mirë”.
Mund të jetë një imazh i 1 person, playing football, në këmbë dhe bar
“Shpresoj të vazhdojmë kështu edhe në ndeshjen tjetër finale ku do të kërkojmë fitoren dhe kalimin në raundin tjetër”, ka thënë Hoti.
Prishtina luan me Inter Escalandes në finale të fazës paraelimnatore të Ligës së Kampionëve.