“Mendova se po flisnit shqip”, fjalët e Mourinhos shkaktojnë të qeshura në konferencë për media

Trajneri i Romës, Jose Mourinho ka mbajtur një konferencë për shtyp një ditë para ndeshjes finale në Ligën e Konferencës ndaj Feyenoordit.

Tekniku portugez ka folur para mediave shqiptare, ku ka bërë të qeshin gjithë gazetarët e pranishëm në sallë, njoftojnë mediat shqiptare.

Mourinho kishte vendosur kufjet e përkthimit dhe zëri i përkthyesit ishte në shqip dhe jo gjuhën angleze, derisa gazetari fliste anglisht.

“Mendova se po flisnit shqip”, tha Mourinho, ndërsa të pranishmit “shpërthyen” në të qeshura.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *