Menaxheri i portierit, Diant Ramaj: Ai nuk do të luajë për Kosovën!

Portieri i Borussia Dortmund, Diant Ramaj, i cili momentalisht luan në formë huazimi te Heidehneim, është përfolur së fundmi për një kalim të tijin te Kosova.

Megjithatë, këto “thashetheme” janë demantuar nga menaxheri i portierit shqiptar.

Sipas informacioneve të gazetës BILD, portieri i BVB-së, Diant Ramaj, nuk do të luajë për Kosovën.

“Lajmet janë padyshim të rreme. Interesi nga Kosova është i njohur dhe e kënaq Diantin, por ai e ka bërë të qartë në këtë pikë: Ai nuk do të luajë për Kosovën”, tha Schwab për gazetën gjermane.

Ramaj shihet si një portier me të ardhme të ndritur dhe padyshim se lajmi nga gazetari Ylber Kelmendi për kalimin e tij të mundshëm tek Kosova gëzoi shumë tifozë, megjithatë mbetet të shihet se çka do ndodhë dhe për kë do vendos përfundimisht Ramaj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *