Menaxheri i Vedat Muriqit, Haluk Canatar ka folur rreth raportimeve të sotme të mediave turke, në lidhje me takimin e drejtuesve të Fenerbahces dhe Lazios.
Sipas Canatar këto raportime nuk janë të bazuara dhe nuk pasqyrojnë të vërtetën.
“Është raportuar në mëngjes se Lazio ka pasur një takim me Fenerbahcen, në Stamboll për transferimin e Vedat Muriqit. Këto lajme janë të pabazuara dhe nuk e pasqyrojnë të vërtetën” tha menaxheri i kosovarit.
Mirëpo Canatar nuk e ka mohuar se janë në bisedime me skuadrën italiane.