Të mërkurën mbrëma është zhvilluar një super përballje në Kupën e Amerikës.
Brazili dhe Kolumbia janë ndeshur mesvete në kuadër të Grupit B në Kupën e Amerikës.
Kjo përballje, përveç që solli gola të bukur dhuroi edhe disa momente fantastike duke i lënë gojëhapur futbolldashësit.
Në minutën e 73-të të përballjes kur Brazili po pësonte 0-1, Neymar kishte një rast të artë t’i barazonte shifrat në atë minutë.
Roberto Firmino me një pasim milimetrik në mes të këmbëve të mbrojtësit kolumbian e dërgoi topin te Neymar.
— Liverpool FC (@LFC) June 24, 2021
Ylli i Paris Saint-Germainit e kaloi portierin Ospina, por në tentim për ta dërguar topin në rrjetë, shtylla ishte “aleate” e Kombëtares së Kolumbisë.
Megjithatë, goli i barazimit u arrit vetëm 5 minuta më vonë me Roberto Firminon.
Ndërsa Casemiro në minutën e 10-të shtesë i dha fitoren dhe kualifikimin tutje Brazilit.