Mediumi zviceran jep detaje për transferimin e mundshëm të Milot Rashicës

Milot Rashica ishte shumë afër transferimit te Bayer Leverkusen në tetorin e vitit të kaluar, shkruan mediumi zviceran “Nau.ch”.

Marrëveshja ishte shumë afër që të bëhet por dështoj.

Sidoqoftë, pritet që në afatin kalimtar të verës së ardhshme, Werder dhe Leverkusen të tentojnë të dakordohen për marrëveshje rreth yllit kosovar.

Në dy afatet e fundit kalimtare, te Werder Bremen lojtari më përfolur për një largim të mundshëm ishte 24-vjeçari që njëkohësisht është edhe lojtari më i vlefshëm ne klub.

Numri shtatë i Përfaqësueses së Kosovës tha se është i fokusuar vetëm te Werder Bremen.

“Jam i fokusuar te paraqitjet e mia te Werder Bremen. Unë i kam borxh këtij klubi dhe duhet që t’i bëj paraqitjet sikurse sezonin e kaluar”, ka deklaruar Milot Rashica.

Në këtë sezon Rashica ka shënuar tre gola në 13-të paraqitje në të gjitha garat.

Kontrata e tij i skadon në vitin 2022 dhe ka gjasa për ndërrim ambienti në verën e ardhshme.

Miloti në janar të vitit 2018 iu bashkua Bremenit nga Vittese Arnheim për shtatë milionë euro. /Zeri.info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *