Mediumi spanjoll zbulon se a është i vërtetë lajmi për largimin e Messit

Gjatë ditës së sotme u raportua nga “Esporte Interactivo” se Messi i ka thënë bordit të Barcelonës se dëshiron të largohet tani nga klubi.

Mirëpo një gjë të tillë e ka mohuar “Mundo Deportivo”.

Mediumi spanjoll ka treguar se sipas burimeve të tyre brenda Barcelonës është mësuar se Messi nuk ka kontaktuar me klubin për ta shprehur dëshirën e tij për largim.

Kurse futbollisti ende nuk e ka mohuar apo pohuar një lajm të tillë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *