Drita ka shënuar fitore historike ndaj Sileskit në Europa League.
Skuadra gjilanse i bashkohet Shkëdijes në raundin e tretë të Europa League si dy ekipet e vetme shqiptare.
Ekipi i drejtuar nga Ardian Nuhiu ishte më i mirë gjatë gjithë takimit dhe me plotë meritë arrinë të sigurojë një duel ndaj Legia Varshavës, ekip me të cilin do të takohet javën e ardhshme.
Fidan Gërbeshi dhe Ardian Limani realizuan për Dritën në pjesën e dytë, ndërkohë vendasit përfunduan takimin me 10 lojtarë pas përjashtimit të Darko Grozdanoski.
Drita në raundin e tretë do të luajë ndaj Legia Varshavës në Poloni.
Pas fitores së sontme, ka nisur edhe reagimi në mediat maqedonase, derisa mediumi “Vecer.mk” shkruan kështu titullin e artikullit kryesor:
“Keq shumë për Sileksin. Ata nuk munden ndaj Dritës nga Kosova”, shkruan Zeri.