Mediumi italian: Muriqi duhet ta dëshmojë vetën në fazën përgatitore nëse e do një vend tek Lazio!

Dje në mëngjes, në fund të stërvitjeve të Lazios, trajneri i ekipit, Maurizio Sarri kur dëgjoi ofendimet ndaj Muriqit u drejtua për tek tifozët.

“Nëse ju dëgjoj të flisni diçka për Muriqi, do t’i zbraz tribunat”, u tha ai tifozëve.

Pasdite, sulmuesi kosovar, i cili ishte në vijën fillestare, falënderoi Sarri për mbështetjen e tij, duke shënuar gol në miqësoren e parë të verës, të cilën ekipi i tij e fitoi 10-0 kundër Top 11 të Radio Club 103.

TuttoMercato shkruan se Muriqi tani po luan për një vend tek Lazio bashkë me Caicedon dhe vetëm njëri nga ta mund të mbetet në fund.

Muriqi, i cili mbërriti verën e kaluar me shumë pritje, ishte protagonist i një sezoni shumë negativ vetëm 2 gola, shkruan mediumi italian. Ka rrethana lehtësuese, siç janë dëmtimet e shumta dhe Covid që kanë penguar përfshirjen e tij në grup, por është e qartë që ai të ketë dështuar. Pas ardhjes së Sarrit gjërat vështirësohen për Muriqin. Në 4-3-3 ka vend vetëm për dy sulmues qendrorë dhe trajneri toskan ishte i qartë gjatë konferencës për shtyp të prezantimit.

Tani, ka dilema. Immobile është i paprekshëm, kurse Muriqi po luan për vendin e tij me Caicedo. Kush do të mbetet? Askush nuk e di akoma, me siguri Sarri po i njeh dhe po i vlerëson ata.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *